Granit Xhaka nuk do të largohet nga Bayer Leverkusen gjatë këtij afati kalimtar, pavarësisht interesimit serioz nga disa klube evropiane dhe jashtë saj.
Mesfushori kosovar ka marrë oferta konkrete nga Sunderland në Angli, Fenerbahçe në Turqi, disa skuadra të Serie A-së, si dhe nga klubet e pasura të Ligës Arabe.
Megjithatë, burime të mediave gjermane pranë futbollistit kanë konfirmuar se Xhaka ka vendosur të qëndrojë në Gjermani, duke e vënë familjen dhe stabilitetin personal përpara çdo aspekti financiar apo sportiv, përcjellë “Kërlaçki”.
Leverkuseni mbetet ambienti ideal për të, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë jetësor.
Vendimi i tij është përshëndetur nga trajneri i ri i klubit, Erik ten Hag, i cili e sheh Xhakën si një pjesë kyçe të projektit të tij në sezonin e ri.
Holandezi kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese brenda dhe jashtë Gjermanisë, dhe për këtë i duhet eksperienca dhe lidershipi që Xhaka sjell në fushë.
Klubi gjithashtu i ka bërë të ditur mesfushorit se është i rëndësishëm për strukturën e ekipit dhe se roli i tij do të jetë vendimtar në garat e ardhshme.
Tashmë fokusi i Granitit është i përqendruar te përgatitjet për sezonin e ri, ku Leverkuseni synon të ruajë stabilitetin në kampionatin gjerman dhe të shënojë suksese në Evropë.