Në autobusin e aksidentuar ndodhej edhe një një vajzë 18 vjeçare.
Një familjar i kësaj vajze, saktësisht djali i axhës së saj, përmes një lidhje telefonike në RTK ka bërë të ditur se janë duke e kërkuar dhe deri tani nuk kanë asnjë informacion për të, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”
“Nuk kemi kontakt me të që kur është nisur. Telefoni nuk po i punon. Kemi kontaktuar ambasadën por nuk kanë dhënë ende informacione, jemi në pritje. Ajo është vajza e axhës tim, dhe është vetëm 18 vjeçare”, është shprehur familjari.
Autobusi me targa kosovare ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, por u aksidentua në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona, 44 të lënduar dhe 15 prej këtyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.