Pak ditë më parë një aksident i rëndë ndodhi në Rubik, ku katër pjesëtarë të familjes Avdiaj humbën jetën. Blerim Avdiaj 50 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeçe, Medine Avdiaj 5 vjeç dhe Klejdi Koçi 11 vjeç, ndërruan jetë natën e aksidentit, si pasojë e një parakalimi të gabuar.
Familja jetonte në Zvicër dhe kishin ardhur në Shqipëri për plotësim dokumentesh. Anjëza kërkonte që të merrte Klejdin, djalin e saj nga martesa e parë.
Ndërkohë nga ky aksident mbeti e plagosur rëndë Vjoleta Avdiaj 3 vjeçe, vajza e vogël e Blerimit me Anjezën. Ajo ndodhet në spitalin e Traumës dhe jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ka fraktura në dy gjymtyrët e poshtme.
Sot ishin në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” familjarët e Blerim Avdiajt, të cilët thanë se duan që vajzën e vogël ta marrin në Zvicër. Por sipas tyre, familjarët e Anjezës nuk e lejojnë një gjë të tillë, shkruajn^ mediat në Shqipëri.
“Nuk kemi pasur asnjëherë probleme me familjarët e Anjezës. Me Blerimin kam folur me të një ditë para ngjarjes. Ai ka folur më një shok të tij dhe i ka thënë se çdo gjë është mirë”, tha e afërmja e Blerimit.
Ndërkohë vajza e të ndjerit tha se nuk kanë shans që të shohin vajzën e vogël. “Na jena 3 motra e dy vëllezër. Kemi humbur nënën e babanë. Kemi ngelur vetëm. Ajo është gjaku im, krejt gëzimi jonë. Kemi pas kontakt me familjen e Anjezës, por nuk shkojmë dot ta shohim. Ajo është e sëmurë, ka thyer këmbën. Ne po presin që ajo të shërohet. Nuk na lejojnë. Ajo është e vogël dhe nuk e kupton se çfarë ka ndodhur e po ndodh. Kur ajo të bëhet sa më mirë, ne duam që të ikim që ta marrim. Por nuk mund të shkojmë që tani”, tha vajza e Blerimit nga martesa e parë.
Ndërkohë për të sqaruar të gjithë këtë, ndërhyri kunati i Blerimit, Hyseni. Ky i fundit tha se jemi të kënaqur që nga ky aksident ka shpëtuar vajza 3-vjeçare.
“Ne dëshirojmë që ta marrim sa më shpejt e që të shërohet në Zvicër. Të dielën u bë varrimi i tyre, por në atë moment kemi patur probleme me mikun e mikut. Me një mik të prindërve të Anjezës. Ai na bëri diçka të keqe dhe na tha se nuk mund ta marrim vajzën në Zvicër, por do të qëndrojnë në Shqipëri. Ata donin të kapeshin me ne, nuk e gjetëm një gjuhë të përbashkët me ta.
Ama vajza i ka 3 motra e dy vëllezër nga martesa e parë e Blerimit. Ajo ka nënshtetësi zvicerane”, tha Hyseni.