Bashkëatdhetari ynë Xhavit Krasniqi nga Suhareka, që jeton dhe vepron në Londër, dje në ndeshjen humanitare në Gjenevë, të organizuar nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e ka blerë fanellën e Kombëtares së Kosovës me nënshkrimet e futbollistëve për 3 mijë euro.
Këto mjete janë dhuruar për bamirësi, që ka qenë edhe qëllimi i këtij eventi.
Xhaviti është një biznesmen i njohur që merret me patundshmëri dhe zotëron edhe sallonin e veturave, teksa njihet si humanist i madh jo vetëm në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, por kudo ku është e nevojshme.
Gjesti i tij dhe vlerësimi i fanellës dardane meriton respekt dhe mirënjohje. Kosova është me fat që ka njerëz të tillë të vullnetit të mirë kudo në botë. 👏🤝🙏⚽️🇽🇰