Asnjë fanellë e Leverkusenit nuk është shitur më shumë se ajo e Granit Xhakës.
Xhaka e ka filluar në mënyrën më të mirë jetën e re në Gjermani.
as shtatë ndeshjesh, Leverkusen është i pamposhtur dhe kryeson tabelën e Bundesligës, me Xhakën që shkëlqen në rolin e tij si lider në mesfushë.
Një vështrim në shifrat e shitjeve të fanellave të Leverkusen tani tregon se kapiteni i Zvicrës po bëhet lojtari i preferuari i tifozëve.
Një listë e “ZDF Sportstudio” ka renditur se cila fanellë e secilit ekip të Bundesligës është shitur më mirë deri më tani.
Te Leverkusen, fanella e Granit Xhakës me numrin 34 është më e shitura.
Kjo do të thotë se fanella e Xhakës është më popullore se ajo e sulmuesit Victor Boniface, mega nënshkrimi tjetër i Bayer Leverkusen, i cili tashmë ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e para.
Ndërsa, te skuadrat e tjera fanella e Harry Kane është më e shitura, në Bayern, Xavi Simons është shumë i popullarizuar në RB Leipzig, kurse bluza e Leonardo Bonucci në Union Berlin është më e kërkuara.
Vetëm te Borussia Dortmund në krye është një fytyrë e njohur, Marco Reus.