Kampioni në fuqi, FC Ballkani pak ditë pas fillimit të edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar, ka prezantuar transferimin e radhës.
Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, malazezin Dejan Zarubica.
Së fundmi, Zarubica ishte pjesë e skuadrës shqiptare të Laçit.
Sulmuesi nga Mali i Zi ka firmosur kontratë me kampionët e Kosovës deri në verën e vitit 2024.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
Mirë se vjen 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 𝗭𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜𝗖𝗔
✍🏻 Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi anësor 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 𝗭𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜𝗖𝗔 është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
Sulmuesi nga Mali i Zi ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
🙌🏻 Në të shkuarën, 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 ka luajtur me ekipe si 𝗙𝗞 𝗜𝘀𝗸𝗿𝗮, 𝗕𝘂𝗱𝘂𝗰𝗻𝗼𝘀𝘁 𝗣𝗼𝗱𝗴𝗼𝗿𝗶𝗰𝗮 , 𝗙𝗞 𝗟𝗼𝘃𝗰𝗲𝗻 si dhe së fundmi ishte pjesë e 𝗞𝗙 𝗟𝗮ç𝗶.
Vlen të ceket se në edicionin e kaluar ka luajtur 31ndeshje , ku ka shënuar 9 gola dhe 5 asistime.
🤝 Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.
🧡🖤 Na priftë e mbara Suharekë.