Njëri nga futbollistët e vijës mbrojtëse të FC Ballkani, Rrustem Hoxha, kishte psuar një lëndim në përballjen miqësore ndaj Shkupit.
Në takimin me kampionin e Maqedonisë së Veriut, Hoxha lëshoi terenin e gjelbër para kohe. Ndërkaq pas ekzaminimeve mjekësore, iu nënshtrua operacionit, i cili do ta lë 6 muaj larg lojës aktive!
Gazetari i Albanian News, ishte duke ndjekur këtë takim nga afër, shpresat e para ishin se lojtari do t’ia kaloi më lehtë!
Takimi ishte zhvilluar dy javë më parë, që ishte i pari përgatitor-miqësor, në të cilën therandasit dolën fitues, 2:0.