Ballkani e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Walid Hamidi.
Futbollisti algjerian do të zbarkojë tek kampioni kosovar nga Shkupi, ndërsa vitin e kaluar kishte luajtur dy herë pikërisht kundër therandasve në “Play-Off” të Ligës së Konferencës.
26 vjeçari i kishte realizuar 5 gola dhe i kishte 2 asistime në 33 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat në edicionin e kaluar.
Hamidi do ta zëvendësojë të larguarin Albion Rrahmani, i cili së fundmi iu bashkua Rapid Bukureshtit.