Kampioni i trefisht me radhë në futbollin kosovar, FC Ballkani do të zbres në fushë për të luajtur ndeshjen e parë të sezonit të ri.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të nis aventurën në Champion League, për herë të parë si favorit, në rrethin e parë kualifikues.
Në start suharekasit do të përballen me skuadrën nga Andorra, UE Santa Coloma.
Kjo ndeshje fillon me fillim nga ora 20:00 sonte në Estadi Nacional në Andorra la Vella.
Ballkani synon të marrë fitore qysh në ndeshjen e parë pasi është edhe favorit përballë skuadrës vendase.
Ndërkohë ditën e sotme në fushë zbret edhe skuadra tjetër shqiptare Decic që luan në udhëtim te TNS.