Kampioni aktual në futbollin e Kosovës, FC Ballkani kohën e pushimit në mes dy stinorëve të edicionit e ka shfrytëzuar për përgatitjen e ekipit. Gjatë kësaj periudhe Ballkani zhvilloi edhe finalen e Superkupës kur mposhti Llapin.
Nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja, të portokalltit për dy javë u stërviten në Antalia të Turqisë.
Ndërsa sot klubi njoftoi se kthehen në Suharekë, aty ku do të vazhdojnë me përgatitjet.
Më posht gjeni postimin e klubit:
Ditën e sotme e përfunduam fazën përgatitore në Antalya të Turqisë e cila zgjati gjithsej 14 ditë.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Ilir Daja përveç stërvitjeve zhvilloi 3 ndeshje miqësore që u mbyllën me fitore nga portokall e zinjët, e po ashtu gjatë kësaj faze u mbajt edhe ndeshja e Superkupës së Kosovës 2021/2022 të cilën e fituam.
Ne do të udhëtojmë për Kosovë sot dhe jemi të gatshëm për synimin e stinorit pranveror, të mbrojmë titullin kampion.