Skuadra e Ferizaj ka vazhduar me trajnerin, Arsim Abazi edhe për edicionin 2024/25.
Abazi firmosi kontratë njëvjeçare duke fituar besimin e drejtuesve të klubit nga Ferizaj.
Trajneri Abazi pati sukses me ekipin e “Ujqve” ku në 18 ndeshje, arriti 16 fitore.
“FC Ferizaj, trajnerit Abazi dhe stafit të tij, do t’i ofrojë lojtarët më të mirë në treg, për një skuadër me mentalitet fitues dhe suksese në Superligë”, shkruhet në njofitmin e klubit
Kujtojmë që Ferizaj arriti futjen në Superligën e Kosovës për sezonin e ri, pasi u shpall kampion në Ligën e Partë.