spot_img

FC Ferizaj i del në mbeshtetje FFK-së

spot_img

FC Ferizaj i ka dal në përkrahje publike Federatës së Futbollit të Kosovës.

REAGIMI

Javëve të fundit, të gjithë jemi dëshmitarë të sulmeve publike të pandalshme nga opinionistë të mediave, anëtarë të shoqërisë civile, media të caktuara të cilët njëzëri, sulmojnë, fyejnë, shpifin, denigrojnë udhëheqjen e Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi. Këto sulme rrjedhimisht i drejtohen klubeve sportive e futbollit kosovar në përgjithësi, ngaqë padrejtësisht e pa asnjë bazë tentojnë të krijojnë bindjen tek sportistët e sportdashësisht për një gjendje krejt tjetër nga ajo çfarë realiteti paraqet. Mbrëmë, në njërën nga debatet televizive, FFK dhe klubet futbollistike ishin tabelë qitje për një nga gazetarët e njohur të Kosovës, akuza e komente që nuk gjejnë asnjë bazë mbështetje.

FC Ferizaj, po rrugëton drejt sukseseve e përparimeve vazhdueshëm, me përpjekje të pandalshme, për ta kthyer futbollin ferizajas aty ku e ka vendin, në elitën e sportit kosovar, rrjedhimisht duke i dhënë kësaj të fundit, shembullin e saj të suksesit.

Vlerësojmë se sulmet e orkestruara çdo natshëm në emisionet sportive në televizionet me frekuencë kombëtare, janë të tejdukshme, qëllimkëqija e nuk i shërbejnë asgjë zhvillimit të futbollit, përkundrazi, e baltosin padrejtësisht çdo pikë djerse të futbollistëve tonë e drejtuesve të klubeve, në përpjekjen e tyre për ta lartësuar futbollin kosovar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img