spot_img

FC Liria pensionon numrin 8-të, që e mbante dëshmori dhe legjenda e klubit, Përparim Thaçi

spot_img

Me të marr drejtimin e klubit, Valon Osmani me bashkëpunëtor ka filluar me riorganizimin e tërsishëm. Përveç tjerash, klubi ka ndërmarr një hap, të cilin ndoshta ishte dashur të merrej më parë. Numri 8, të cilin e mbante para lufte dëshmori, Përparim Thaçi është pensionuar. Pas luftës, stadiumi i qytetit në Prizren, mban emrin e dëshmorit, derisa janë zhvilluar edhe turne të ndryshme në kujtim të Thaçit.

Më posht e gjeni njoftimin e FC Liria:

’𝑷𝒆𝒏𝒔𝒊𝒐𝒏𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝒏𝒖𝒎𝒓𝒊𝒕 8 𝒕𝒆̈ 𝑭𝑪 𝑳𝒊𝒓𝒊𝒂 – 𝑵𝒋𝒆̈ 𝒏𝒖𝒎𝒆̈𝒓 𝒉𝒊𝒔𝒕𝒐𝒓𝒊𝒌 𝒒𝒆̈ 𝒏𝒅𝒆𝒓𝒐𝒏 𝒊𝒌𝒐𝒏𝒆̈𝒏 𝒆 𝒌𝒍𝒖𝒃𝒊𝒕, 𝑷𝒆̈𝒓𝒑𝒂𝒓𝒊𝒎 𝑻𝒉𝒂𝒄̧𝒊! 8 ➡️ ∞

FC Liria ka nderin të njoftojë pensionimin e numrit 8, një numër historik që është mbajtur me dinjitet nga ikona jonë, Përparim Thaçi.

Përparim Thaçi ka qenë një simbol i përkushtimit, lidershipit dhe pasionit për futbollin gjatë karrierës së tij me FC Liria. Numri 8, të cilin ai e mbajti me aq shumë krenari, është sinonim i ekselencës dhe përkushtimit ndaj ekipit tonë. Dashurinë dhe pasionin për futbollin, nuk ia shujti as edhe gjendja e rëndë që ishte atëbotë në vendin tonë!

Përveç kontributit të tij në fushën e futbollit, Përparim Thaçi është edhe një dëshmor lufte, një figurë heroike dhe ikonë e qytetit dhe kombit tonë. Sakrificat e tij në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit janë një testament i guximit dhe patriotizmit të tij të palëkundur.

Në nder të kontributit të tij të çmuar për klubin dhe vendin, kemi vendosur që ky numër të mos përdoret më në fanellat e klubit, duke e lënë atë të përjetshëm në histori, zemrat dhe kujtimet tona.

Përparim Thaçi, faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin dhe kombin tonë. Kontributi yt do të kujtohet përjetësisht dhe trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë me ne.

Ky vendim i rëndësishëm është marrë nga klubi dhe tifogrupi ynë i përhershëm, Arpagjik’t Prizren (Official)

LAVDI!’

NGJARJE TË TJERA

spot_img