FC Prishtina 01 kampion i Kosovës për edicionin 2022/23, pasi ka shënuar fitore me rezultat 4:1.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e fortë dhe u mbyll baras 1-1.
Halim Selmanaj hapi takimin me një gol të bukur, ndërsa Camilo barazoi gjithçka.
Në pjesën e dytë FC Prishtina 01 shënoibtri herë.
Ari Kaqanolli ishte në formë të jashtëzakonshme dhe shënoi dy herë, për 2-1 dhe 3-1.
Ndeshjen e mbylli goli i Ramadan Alajt në fund.
FC Prishtina 01 fiton titullin e kamlionit për herë të parë në histori të klubit.
Derisa me urim të veçantë ka reaguar edhe Presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Postimi i Ademit:
Urime FC Prishtina 01 titulli i kampionit në Superligën e Kosovës në futsall 🏆🥇
Pas Kupës së Kosovës, ekipi kryeqytetas triumfoi edhe në serinë finale të “play-off”-it të Superligës, duke e mbyllur edicionin me kurorën e dyfishtë.
Seria finale solli tri ndeshje spektakulare dhe me rekord shikueshmërie, gjë e cila dëshmon rritjen e futsallit në vendin tonë dhe dashurinë që tifozët kanë ndaj kësaj loje.
Uroj lojtarët, trajnerët dhe stafin e FC Prishtina 01 për këtë sukses dhe për emocionet që na ka dhuruar jo vetëm në këtë seri finale, por gjatë tërë edicionit.
Përgëzoj edhe FC Liqenin për paraqitjen e shkëlqyeshme dhe për korrektësinë maksimale në serinë finale.
Një falënderim edhe për Komisionin e Futsallit për organizimin e mirë dhe përmbylljen e suksesshme të këtij edicioni, si dhe drejtuesit e të gjitha klubeve të futsallit që po investojnë në këtë sport mjaft popullor në vendin tonë.