FC Prishtina e ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga kryeqyteti e ka eliminuar në gjysëfinale Dritën e Gjilanit, shkruan Albanian News.
Prishtina siguroi finalen pasi fitoi në vazhdime ndeshjen e dytë me rezultat 0:1. Ishte autogoli i Dabiqaj ai i cili e vendosi fatin e ndeshjes.
Dabiqaj autogol shënoi në minutën e 111. Kujtojmë që ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 0:0.
Prishtina në finale do të takohet me Kampionin Ballkanin. Këta të fundit në gjysmëfinale triumfuan përballë FC Suhareka.