17:07 | 22 Gusht 2020
FC Prishtina mban sytë kah UEFA.
Skuadra nga Kosova vazhdon të qëndrojë e izoluar në hotelin e tyre, kur kanë mbetur edhe pak kohë para fillimit të ndeshjes kundër Lincoln, në Gjibraltar.
Mediet në Gjibraltar raportojnë se të tetë futbollistët që kanë dalë pozitiv në COVID-19 te FC Prishtina janë asimptomatikë, përcjell lajmi.net.
Skuadra po qëndron e izoluar në hotelin e tyre, duke pritur një vendim nga UEFA.
Ndeshja mes Lincoln dhe FC Prishtinës duhet të zhvillohet nga ora 18:00.