Ka vdekur Beqir Aliu, ish-kryetari i klubit të futbollit Prishtina.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit kryeqytetas nëpërmjet një njoftimi.
“FC Prishtina me pikëllim të thellë e mori lajmin për vdekjen Beqir Aliut, një ndër figurat më të rëndësishme të klubit tonë dhe futbollit të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar.
Beqir Aliu ka qenë kryetar i parë i klubit prishtinas pas pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish-jugosllav në vitin 1991.
Postin e kryetarit të klubit e ka mbajtur nga viti 1991 deri në vitit 2001.
NJOFTIMI I PLOTË:
𝐋𝐚𝐦𝐭𝐮𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐁𝐞𝐪𝐢𝐫 𝐀𝐥𝐢𝐮!
FC Prishtina me pikëllim të thellë e mori lajmin për vdekjen Beqir Aliut, një ndër figurat më të rëndësishme të klubit tonë dhe futbollit të Kosovës.
Beqir Aliu ka qenë kryetar i parë i klubit tonë pas pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish-jugosllav në vitin 1991.
Aliu në vitet më të vështira, ato të 90-ta, ishte ndër njerëzit e parë që u tha “jo” ish-regjimit serb.
Postin e kryetarit të klubit e ka mbajtur nga viti 1991 deri në vitit 2001.
Prishtina në krye me Beqir Aliun i rendiste sukseset edhe në Ligën paralele. Gjatë kësaj kohe, Prishtina fitoi tre tituj kampioni (1991/92, 1995/96, 1996/97), dy Kupa të Republikës së Kosovës (1993/94 dhe 1994/95) dhe dy Superkupa të Kosovës (1994/95 dhe 1995/96).
Pas përfundimit të luftës Prishtina vazhdoi aktivitetin e saj normalisht dhe pas tetë viteve dëbimi kthehet në stadiumin e saj.
Sukseset i vazhdoi si më parë duke u shpallur kampione në vitin 1999/2000.
Aliu u largua nga posti i kryetarit të klubit në qershor të vitit 2001.
Ai ishte edhe anëtar në kryesinë e parë të Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 1991.
Në altarin e lirisë ra heroikisht vëllai i tij Bajrami, emrin e të cilit e mban Stadiumi i qytetit në Skenderaj.
Emri dhe vepra e Beqir Aliut është shkruar me shkronja të arta në historinë e klubit.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për Prishtinën dhe futbollin e Kosovës dhe veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Me respekt, FC Prishtina