spot_img

FC Suhareka shënon fitoren e parë në Superligë

spot_img

FC Suhareka e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 3-1 në xhiron e dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Pas vetëm 30 sekondash lojë, vendasit shënuan nëpërmjet Jakup Berishës që u asistua nga Ajdin Nukic, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e dhjetë, Mërlaku testoi portierin e Suharekës nga distanca, por që topi doli jashtë kuadratit.

Tetë minuta më vonë, Liridon Fetahaj harkoi në zonë, mirëpo Mevlan Zeka nuk e shfrytëzoi mundësinë e artë.

Në minutën e 24-të, Vitor Hugo i Dukagjinit ishte afër të shënonte, por këtë ia mohoi portieri Ozdogan me një super pritje.

Hekuran Berisha mendoi që kishte realizuar për skuadrën nga Klina në minutën e 33-të, por që u anulua nga VAR-i për lojë me dorë pikërisht nga lojtari.

Gjashtë minuta kaluan, shtylla ishte në anën e Suharekës, pasi ndaloi gjuajtjen e Berishës.

Në minutën e 50-të, Zeka kaloi më në fund Suharekën në epërsi, por që gëzimi i tyre zgjati vetëm tetë minuta.

Hekuran Berisha i barazoi shifrat në 1-1, duke kthyer ndeshjen në baraspeshë.

Por, Suhareka nuk u dorëzua dhe e riktheu epërsinë me golin e Jakup Berishës, që shënoi në minutën e 69-të.

Ilir Syla lëshoi një mundësi fantastike për Dukagjini, duke mos arritur të mposht Ozdoganin në minutën e 72-të.

Suhareka nuk u ndal me kaq, dhe vulosi fitoren me golin e Mevlan Zekës që realizoi për 3-1 nga penalltia në minutën e 90+5-të.

Pas javës së dytë, Suhareka ka arkëtuar katër pikë, ndërsa Dukagjini pëson edhe humbjen e dytë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img