Arbër Zeneli e ka shfrytëzuar pushimin gjatë kohës që është i lënduar për të kurorëzuar fejesën me të dashurën e tij, Dafina Hiseni.
Lajmin për fejesën e tij e ka bërë të ditur vetë sulmuesi kosovar përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, shkruan Reporteri.net
Fejesa e tij me Dafinën vjen dy vjet pas fejesës së tij të parë me Majlinda Hodën, me të cilën u nda në janar të këtij viti, kur fshiu gjithçka rreth saj në rrjetet sociale dhe ata e larguan njëri-tjetrin nga llogaritë e veta përkatëse në rrjetet sociale.
Kujtojmë se 26-vjeçari është duke u shëruar nga një lëndim i rëndë në gju, pas operacionit në verë.
Si pasojë ai mungoi në ndeshjet e Kosovës në shtator për kualifikim në Kupën e Botës dhe nuk pritet të rikthehet në fushë deri në fillim të vitit 2022.