Ish-konkurrentja e “BBV” Sara Gjordeni së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë dhe së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një foto me barkun e rrumbullakosur.
Modleja ka treguar se pothuajse po mbush 3 muajsh shtatzënë, ndërsa të shumta ishin komentet e fansave se Bardhi nuk është baba i foshnjës.
“Kur bëri tre muaj kjo se nuk më dalin llogariyë që ka me Bardhin”- shkruan një ndër komentueset, ndërsa Sara ka vendosur që ti përgjigjet duke marrë “hak” ndaj saj.
Ish-missi ka bërë publik profilin e vajzës që i ka shkruar këtë koment, ndërsa ka publikuar edhe foton e komentuese me fëmijën e saj.
“E ligë pikë”– shkruan Sara, krahas fotos së vajzës në fjalë me fëmijën e saj, ndërsa një komentuese tjetër i ka kërkuar modeles që mos ta bëjë këtë veprim.
“Për fëmijën tim është në rregull ti përbaltësh atësinë dhe moralin e nënës, por fëmijët e të tjerëve janë gjynah”- i është përgjigjur Sara.