Fer Volley (Fermat) ka mposhtur Feronikelin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15 të Superligës A, femrat, të dielën mbrëma.
Fer Volley, edhe ashtu favorite para kësaj ndeshje, fitoi me rezultat 3-0 (25-10, 25-7, 25-23).
Ferizajaset, pas kësaj fitoreje, grumbullon 27 pikë në pozitën e tretë, ndërsa “Nikli” mbetet në pozitën e fundit me zero pikë të grumbulluara pas 15 xhirove.
Te meshkujt, Peja ka regjistruar një fitore të madhe ndaj një kundërshtari të vështirë si Skenderbeu, të dielën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15 të Superligës A.
Pejanët arritën një fitore me rezultat 3-1 (25-18, 18-25, 25-18, 25-23), në Palestrën “Karagaçi.
Nikoqirët fituan me komoditet setin e parë, por e pësuan me diferencë të njëjtë në setin e dytë nga Skenderbeu.
Megjithatë, pejanët u konsoliduan dhe reflektuan në dy setet pasues për t’i fituar tri pikë shumë të rëndësishme.
Pas kësaj fitoreje, Peja grumbullon 25 pikë dhe mbetet në vendin e tretë, por tash me diferencë vetëm pesë pikëshe me Skenderbeun një pozitë më lart.
Rezultatet dhe renditjet tabelare në Superligën A, femra dhe meshkuj, pas ndeshjeve të xhiros së 15.