FC Ferizaj prezanton boshnjakun, Imamoviç. Pas rikthimit në elitë, ferizajasit po punojnë që mos të zihen më në pozitë të palakmueshme.
Më posht gjeni komunikatën e FC Ferizaj:
‘𝐍𝐣𝐞̈ 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬, 𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐈𝐦𝐚𝐦𝐨𝐯𝐢𝐜̧
FC Ferizaj sot ka kompletuar transferimin e mbrojtësit boshnjak, Ermin Imamoviç.
Imamoviç së fundmi u paraqit në Mal të Zi me skuadrën e FK Jezero. Kurse më herët ka qenë pjesë e Hajduk Split II, CSKA Moscow II, Velez Mostar dhe FK Olimpik.
Vlen të theksohet se Imamoviç sezonin e fundit është shpallur lojtari më i mirë i huaj në Ligën e Malit të Zi.
FC Ferizaj do të vazhdojë të jetë aktive në afatin kalimtar’, shkruan në komunikatën e klubit të rikthyer në elitë!