spot_img

Ferizaj i vendit të fundit tronditë Dritën

spot_img

Ferizaj i vendit të fundit ka befasuar skuadrën mëtuese për titull, Drita në javën e 22-të, duke e mposhtur 2:1

Fillimisht kishte realizuar Kastriot Selmani i Dritës, në minutën e 54-të.

Anësori “bardhekaltër” shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen vendase dhe me një goditje të saktë brenda zonës dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm tre minuta më vonë, mbrojtësi Ergon Hyseni ka realizuar me kokë në minutën (57’), pas ekzekutimit të goditjes nga këndi. Në këtë mënyrë Hyseni sikur ‘shlyu’ gabimin e bërë në mbrojtje kur u dënua skuadra e tij.

Golin e fitores ferizajasve ia siguroi, Betim Haxhimusa në minutën e 85-të, i cili u gjend më së miri në zonë dhe me goditje mjeshtrore tundi rrjetën gjilanase.

Me këtë humbje, Drita mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, tri më pak se Ballkani që ka një takim më pak. Ferizaj ngritet në vendin e parafundit me 21 pikë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img