spot_img

Ekipi i Superligës mbetët jashtë garës për Kupën e Kosovës, humb nga Behari i Ligës së Dytë me rezultat zyrtar

spot_img

Ferizaj është eliminuar nga Kupa e Kosovës. Kjo pasi Komisioni i Garave i FFK-së e ka miratuar ankesën e FK Beharit duke i dhënë fitoren me rezultat zyrtar 3:0, ndonëse ferizajasit në fushë fituan 3:2.

Behari, ekipi që bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës është ankuar në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të Ferizajt, Edon Sadriut, i cili nuk kishte të drejtë loje, ankesë kjo e cila u aprovua.

“Komisioni i Garave, me rastin e regjistrimit të ndeshjes FK Behar–FC Ferizaj e vlefshme për 1/16 të Kupës së Republikës së Kosovës, konstatoi se FK Behar ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të FC Ferizaj: EdonSadriu me nrlic 8 dhe nr ID 000542M97, për shkak se lojtari është aktivizuar në ndeshje pasi që paraprakisht ishte i ndëshkuar me 2 kartonë të verdhë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

VENDIMI dhe ARSYETIMI i plotë:

V E N D I M

Miratohet ankesa e FK Behar e bazuar dhe ndeshja e 1/16 të Kupës së Kosovës në mes të FK Behar – FC Ferizaj, e përfunduar me rezultat 2:3, në favor të FC Ferizaj, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të FK Behar.

ARSYETIM

Komisioni i Garave, me rastin e regjistrimit të ndeshjes FK Behar–FC Ferizaj e vlefshme për 1/16 të Kupës së Republikës së Kosovës, konstatoi se FK Behar ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të FC Ferizaj: EdonSadriu me nrlic 8 dhe nr ID 000542M97, për shkak se lojtari është aktivizuar në ndeshje pasi që paraprakisht ishte i ndëshkuar me 2 kartonë të verdhë.

Gjatë administrimit të ankesës dhe shkresave të tjera nga ana e Komisionit të Garave u konstatua se: Ankesa është e afatshme, e lejuar e taksuare dhe i përmbush të gjitha kushtet për shqyrtim dhe shtjellim nga Komisioni i Garave.

Pas shikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve të Kupës të edicionit 2021/2022, KG ka vërtetuar se lojtari i lartpërmendur ka qenë i ndëshkuar me kartonë të verdhë në gjysmëfinalen e parë: FC Prishtina – FC Llapi, e zhvilluar me datë 07.04.2022, si dhe në finale të Kupës së Kosovës, Fc Drita – Fc Llapi, e zhvilluar me datë 26.05.2022 dhe i njëjti është dashur të pushojë në 1/16 të ndeshjeve të Kupës së Republikës së Kosovës, por të njëjtën nuk e ka respektuar dhe ky është paraqitur në ndeshjen FK Behar – FC Ferizaj, e zhvilluar më 17.11.2022, andaj kemi shkelje të nenit 56 paragrafi 4 të Propozicioneve të Garave: Dënimi automatik për shkak të dy vërejtjeve publike (kartonëve të verdhë) në ndeshjet për Kupën e Kosovës do të ekzekutohet në ndeshjen e parë të radhës për Kupën e Kosovës dhe i cili detyrim nuk është respektuar nga lojtari, prandaj edhe ankesa miratohet si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 në favor të FK Behar.

Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi.

KËSHILLË JURIDIKE:

Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 21.11.2022.

FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS

Kryetari i Komisionit të Garave

Abdyl Bellopoja.

NGJARJE TË TJERA

spot_img