Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Suharekës në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit kosovar.
Vendasit morën epërsinë në këtë takim qysh në minutën e 13-të përmes Albion Kurtaj i cili realizoi për 1-0 nga penalltia.
Teksa po luheshin momentet e fundit të pjesës së parë, Ferizaj ia doli ta gjejë edhe golin e dytë.
Autor i këtij goli ishte Edon Sadriu i cili në minutën e dytë shtesë arriti të shënojë për rezultatin 2-0.
Suhareka në anën tjetër e gjeti golin në minutën e 77-të përmes Mevlan Zekës për të ngushtuar diferencën në 2-1, por megjithatë nuk ia dolën ta shmangin humbjen.
Kjo pasi Ferizaj ia doli të shënojë edhe një herë tjetër në minutën e 86-të përmes Marko Musolin për rezultatin përfundimtar 3-1.
Me këtë fitore Ferizaj shkon në kuotën e 29 pikëve dhe mban pozitën e gjashtë në tabelë, teksa Suhareka renditet një pozitë më poshtë me 26 sosh./