Të enjten, aksioni në finalet spektakolare të elitës së volejbollit kosovar në konkurrencën e meshkujve, rikthehet me përballjen e tretë mes dy ekipeve më të mira të sezonit në Superligën A, Pejës dhe Ferizajt.
Ferizaj po avancon 2-1 pas tri ndeshjeve të para finale dhe është vetëm një fitore larg titullit, të cilin e ka mundësinë t’ia rrëmbejë kampiones në fuqi.
“Karagaqi” do të jetë palestra nikoqire e një përballjeje mes dy gjigantëve absolut të Superligës A këtë fushatë, me RTK1 që do të jetë kanali i përzgjedhur i secilit volejbolldashës, me fillim nga ora 20:00.