Një grua ka raportuar në polici, se vajza e saj dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale.
Rasti u raportua në polici më datën 1 maj, transmeton Telegrafi.
Policia po ashtu ka njoftuar se viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare, dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/