Portugalia ka fituar me rezultat 2:0 përballë Uruguait.
Kombëtarja e Portugalisë ka arritur të marrë fitore edhe në ndeshjen e dytë, duke mposhtur Uruguain me rezultatin 2:0. Bruno Fernandes ishte ylli i ndeshjes.
Pjesa e parë mes Portugalisë e Uruguait u mbyll pa gola, por në pjesën e dytë portugezët kishin më shumë për të thënë.
Iberikët kaluan në epërsi me golin e minutës së 54’ që u festua nga Cristiano Ronaldo e u shënua nga Bruno Fernandes.
Uruguai tentoi të barazonte, por një gol ia mohoi shtylla. Më shumë s’arritën të bënin.
Në minutën e 90+3’, anëtari i Man United, Bruno Fernandes ishte aty për të nokautuar Uruguain dhe për ta konfirmuar biletën e portugezëve. Bruno shënoi nga pika e bardhë, për 2:0.
Me këtë fitore, Portugalia shkon në kuotën e 6 pikëve dhe mban pozitën e parë. Uruguai mbetet me 1 pikë në pozitën e fundit në tabelë. 1 pikë ka edhe Koreja e Jugut, kurse Gana ka 3 pikë në pozitën e dytë.