Feronikeli ’74 dhe Prishtina kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së 10-të 0-0.
Ka qenë një pjesë e parë me dy skuadrat që më shumë luanin në mes të fushës dhe me shumë kujdes.
Vendasit gjetën golin në minutën e 37-të, por goli i realizuar nga Bruqi u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.
Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan disa raste shënimi, ku Prishtina rrezikoi me Hysenin e Blesen, derisa vendasit me Rrahmanin, por pa sukses.
Deri në fund gola nuk pati dhe dy skuadrat u ndanë baras duke marrë nga një pikë.
Për Prishtinën është barazimi i katërt radhazi dhe zë vendin e katërt në tabelë me 13 pikë, derisa Feronieli ’74 mbetet në vendin e shtatë me 11 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Prishtina do ta luaj në shtëpi përballë Gjilanit, derisa Feronikeli ’74 pret kampionin në fuqi Ballkanin.