Festa e Halloween apo siç njihet nga populli festa e shejtanit është kthyer në një tragjedi në SHBA, konkretisht në Çikago. Mbrëmjen e djeshme, mësohet se 14 persona u qëlluan me armë, duke përfshirë tre fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur në East Garfield Park në West Side, teksa moshat e fëmijëve të qëlluar me armë janë 3, 11 dhe 13 vjeç. Departamenti i Policisë së Çikagos raportoi nga vendi i ngjarjes se mosha e viktimave të tjera nuk është bërë ende me dije, për arsye hetimore.
Të shtënat ndodhën ndërsa njerëzit u mblodhën rreth orës 21:00 në bllokun 2700 të rrugës West Flournoy, tha policia. Numri më i madh i të plagosurve u dërguan në Spitalin Stroger, teksa një tjetër person është përplasur nga një makinë, tha policia.