spot_img

Festë në prag të izolimit, të rinjtë britanikë “pushtojnë” rrugët e Liverpool-it

spot_img

Rrugët e Liverpool-it u pushtuan mbrëmë nga të rinjtë, të cilët e panë jetën e natës si një mundësi të mirë dëfrimi para izolimit.

Shumë prej tyre mbushën lokalet dhe më pas, festa u spostua në rrugët e qytetit, sigurisht ku nuk u respektuan aspak rregullat e distancimit fizik. Qindra lokale nate në veriperëndim të Anglisë do të qëndrojnë të mbyllura, duke filluar nga e mërkura, për shkak të rritjes alarmante të rasteve me COVID-19 në qytetin e Liverpool-it, por edhe në rrethinat përreth.

Në rregullat e reja të vendosura, që priten të hyjnë në fuqi këtë të mërkurë, banorët do të lejohen të dalin jashtë vetëm atëherë kur është e domosdoshme, si për të shkuar në punë, shkollë apo në spitale, por rregullat parashikojnë se ata duhet të rikthehen në banesat e tyre brenda ditës.

Britania e Madhe është ndarë në tre nivele, në zona me nivel të mesë, të lartë dhe shumë të lartë të rrezikut të përhapjes së koronavirusit. Liverpool është i vetmi qytet në nivelin e tretë të rrezikut.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img