spot_img

Festimi i Demiral me “ujqërit” bëhet problem, UEFA hap zyrtarisht hetim për heroin e Turqisë: Nuk jam penduar, e bëj prapë

spot_img

UEFA ka bërë të ditur se ka hapur zyrtarisht një hetim rreth akuzave për Merih Demiral se ka bërë sjellje të papërshtatshme me festimin e tij gjatë dhe pas ndeshjes mes Turqisë dhe Austrisë. Mbrojtësi ishte protagonist me dy golat e tij duke siguruar kalimin e Turqisë në çerekfinalet e Euro 2024, por vëmendjen e ka marrë festimi i tij.

Ai çoi duart lart duke bërë me gishta shenjën e “ujqërve” që është një simbol i grupimit “Ujqërit Gri”, i cili në disa vende cilësohet si organizatë ekstremiste, meqë në ideologjinë e tij është kthimi i Turqisë së madhe që shtrihet nga Ballkani deri në Kinë.

“Mënyra se si e festova golin ka të bëjë me identitetin tim turk, prandaj e bëra atë gjest. Pashë njerëz në stadium duke bërë të njëjtin gjest, nuk ka asnjë mesazh të fshehur. Të gjithë jemi turq dhe jam krenare që jam turk. Thjesht doja të tregoja sa i lumtur jam, shpresoj të kem më shumë mundësi për ta bërë sërish atë gjest”, ka thënë golashënuesi i dy golave ​​për Turqinë”tha Mirhan Demiral.

“Në lidhje me ndeshjen e raundit 1/16 të Kampionatit Europian mes Austrisë dhe Turqisë të luajtur me 2 korrik në Lajpcig, Gjermani, është hapur një hetim në përputhje me Nenin 31 (4) të Rregulloreve Disiplinore të UEFA-s në lidhje me sjelljen e papërshtatshme që aludohet për lojtarin e Turqisë, Merih Demiral”, shkruhej në një njoftim të UEFA-s sot rreth kësaj çështje.

UEFA mund ta interpretojë festimin e Demiral si një mesazh politik, me pasoja ndëshkimin e lojtarit me gjobë apo edhe me pezullim.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img