Ndeshjet e Grupit B kanë gëzuar edhe tre skuadra të tjera paralelisht.
Anglia, Franca dhe Holanda i janë gëzuar renditjes përfundimtare në grupin tonë, pasi kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër.
Mungesa e një fitoreje të Shqipërisë kundër Spanjës i hapi rrugën kualifikimit të Anglisë nga divani mbrëmjen e djeshme, si e treta më e mirë në grupin e saj, pa qenë nevoja që të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme kundër Sllovenisë.
Por të njëjtin fat, patën edhe francezët dhe holandezët.