spot_img

FFK dhe Presidenti Agim Ademi, reagim pas vdekjes së trajnerit Çiro Bllazheviq

spot_img

Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me reagim për vdekjen e trajneri legjendar kroat, Mirslav Çiro Bllazheviq.
Me reagim në profilin e tij në Facebook ka dal edhe Presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Shtëpia e futbollit kosovar e ka kujtuar atë si një person shumë të dashur për komunitetin tonë, pasi ai ishte në krye të Prishtinës në edicionin 1985/86.

Më poshtë keni të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e FFK-së:

Ka ndërruar jetë trajneri legjendar kroat, Miroslav Ćiro Blažević .

Ai vdiq pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë në Zagreb.

Qiro ishte mjaft i dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë, ngase drejtoi me shumë pasion e sukses gjeneratën e artë të Prishtinës në elitën e futbollit të ish-federatës në vitet 1985/86.

Qiro vazhdimisht kishte shprehur simpatinë e tij për Kosovën, teksa periudhën e kaluar te Prishtina e vlerësonte si të veçantë për shkak të dashurisë së madhe që i ofruan futbollistët, drejtuesit dhe tifozët e klubit.

Ndërsa postimin i Presidentit, Agim Ademi mund ta lexoni më posht

Futbolli sot humbi njërin prej trajnerëve më të famshëm të Ballkanit, legjendën kroate Miroslav Ćiro Blažević.

Karriera e tij ishte e bujshme e me plot suksese historike ndër dekada.

Qiro ishte ndër personalitetet më të dashura për komunitetin e futbollit në Kosovë në vitet 80-ta, kur me shumë sukses e drejtoi skuadrën e Prishtinës në ligën elitare të ish-shtetit federativ.

Qiro la gjurmë të pashlyeshme në futbollin e shumë shteteve, derisa suksesin më të madh e arriti në vitin 1998 kur e dërgoi Kroacinë deri te medalja e bronztë në Kupën e Botës në Francë.

I përjetshëm kujtimi për Legjendën! 🙏

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img