Federata e Futbollit të Kosovës dhe Spitali Amerikan në Kosovë, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja është konkretizuar me firmosjen e të parit të futbollit kosovar, Agim Ademi dhe Igli Larashi Drejtor i Spitalit Amerikan në Kosovë.
Me këtë rast më së shumti pritet të përfitojnë futbollistët kosovar, për sigurinë shëndetësore të tyre.