Federata e Futbollit të Kosovës po vazhdon investimet në qytete të ndryshme të Kosovës
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi sot ka publikuar fotografi nga stadiumi ‘Ekrem Grajqevci’ në Fushë Kosovë, ku sot ka filluar ndërtimi i tribunave.
Kujtojmë se FFK-ja muaj më parë kishte nderruar tërësisht tapetin e stadiumit.
Agim Ademi, tha se investimet nuk do të ndalen dhe do të vazhdojnë edhe në ditët tjera në komunat tjera.