Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar tashmë datën e ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut.
Dardanët do të ndeshen me fqinjët nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen e “Play-Off” në Ligën e Kombeve.
Ky takim ishte i paraparë të zhvillohej gjatë muajit mars, por pandemia e coronavirusit ka bërë që ndeshja të shtyhet ashtu sikurse plot takime dhe turne tjerë.
Dje (e mërkurë) gjatë ditë, UEFA mori disa vendime, ku njëri nga to ishte pikërisht ndeshja e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut.
UEFA konfirmoi se ky takim është paraparë të zhvillohet me datë 8 tetor.
Ndërsa, sot (e enjte) gjatë ditës ka ardhur edhe konfirmimi nga ana e FFK-së për këtë takim shumë të rëndësishëm të Kosovës.
FFK ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet me 8 tetor në stadiumin “Tose Proeski Arena” të Shkupit.
Në rast të kualifikimit në finale, atëherë Kosova më 12 nëntor do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.