spot_img

FFK mbështet FFM-në me teknologjinë VAR, Visar Kastrati gjyqtar i VAR-it në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut

spot_img

Sot nga ora 19:00 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, zhvillohet ndeshja finale e 31-të e Kupës së Maqedonisë së Veriut ku ndeshen Tikveshi dhe Voska Sporti.

Veçantia e kësaj finale është se në rolin e gjyqtarit të VAR-it do të jetë Visar Kastrati, ndërsa AVAR do të jetë Drilon Rexhepi. Ky është caktimi i parë i ekipës së gjyqtarëve të VAR-it në një ndeshje jashtë Kosovës.

Njëkohësisht, kjo është ndeshja e parë e cila zhvillohet me VAR në Maqedoninë e Veriut, e cila është arritur falë bashkëpunimit dhe kërkesës së Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, bërë FFK-së. FFK në krye me menaxherin e VAR-it, Gent Gerdovci, i ka ofruar FFM të gjithë pjesën teknologjike dhe atë teknike për këtë ndeshjes finale.

NGJARJE TË TJERA

spot_img