spot_img

FFK mbron klubet dhe kërkon që Komisioni i MKRS-së të mos vendos kritere të pabazuara ndaj klubeve

spot_img

Gjatë diskutimit në tryezën për sport, sekretari i FFK-së, Taulant Hodaj ndër tjera i theksoi vështirësitë që po hasin klubet e futbollit me rastin e licencimit pranë MKRS-së, pasi komisioni po u kërkon dokumente që bien ndesh me Udhëzimin Administrativ për licencim dhe rregullativën tjetër ligjore të aplikueshme në Kosovë. Vërejtje u dha në atë se komisioni ju kërkon klubeve t’i inkorporojnë dispozita të caktuara në statutet e tyre, ndërsa këto kërkesa të komisionit bien ndesh me ligjet tjera dhe nuk aprovohen nga organet tjera shtetërore si Departamenti i OJQ-ve brenda MPB-së dhe ARBK-së e brenda ministrisë së Tregtisë, të cilat janë rregullator primar të organizatave të biznesit dhe OJQ-ve ku bëjnë pjesë klubet. Poashtu, u dha vërejtje qe komisioni nuk po arrin të kuptojë dallimin mes të klubeve dhe ekipeve, pasi që komisioni gabimisht po kërkon dokumentacion për çdo ekip të futbollit të klubit, e në anën tjetër klubi është një subjekt juridik i pavarur që ka disa ekipe. Për këtë vërejtje të z. Hodaj, ministri tha që jemi në dijeni dhe do t’i harmonizojmë kërkesat e komisionit për licencim me kërkesat tjera ligjore.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img