spot_img

FFK nderon ish-anëtarin e vetë, Arsim Fehmiu

spot_img

Sot në Prizren është varrosur Arsim Fehmiu, ish-anëtar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Me këtë rast, FFK i ka bërë nderë, me pjesëmarrjen e anetarit të Komitetit Ekzekutiv, Mirsad Çollakut. Ai në emër të Presidentit Agim Ademi, të institucionit më të lartë të futbollit kosovar dhe Lidhjes Rajonale të Prizrenit, ai ka vënë kuroren me lule mbi varrin e Fehmiut.

Kontribuuesi i madh i zhvillimit të sportit së Kosovës, Arsim Fehmiu, ka ndërruar jetë këtë të martë.

Profesor Fehmiu vdiq një ditë më parë, në moshën 91-vjeçare.

Ai ishte një prej themeluesve të Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë dhe ka vënë bazat e katedrës së futbollit, basketbollit, hendbollit e volejbollit në këtë fakultet.

Si trajner i futbollit, Fehmiu kishte punuar në klubin e njohur nga Kroacia, Rijeka.

Arsim Fehmiu kishte udhëhequr edhe juniorët e shtetit të dikurshëm federativ, Jugosllavisë. Ai ishte i angazhuar edhe në Kosovë, në pozita e periudha të ndryshme.

I ndjeri ishte shpërblyer me shumë çmime e mirënjohje gjatë karrierës së tij të gjatë në sport, por edhe në mësimdhënie.

Varrimi i Fehmiut u bë sot në Prizren, nga ora 16:30.

NGJARJE TË TJERA

spot_img