spot_img

FFK nikoqire e programit UEFA CFM, mundësi e mirë për klubet për rritjen e menaxhimit dhe performancës

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës për herë të parë ka qenë nikoqire e programit të UEFA-s CFM (Certificate in Football Management).

Ky program i UEFA-s është thelbësor për këdo që punon në një organizatë futbolli e që dëshiron të rrisë nivelin e menaxhimit dhe të performancës. UEFA e ka aprovuar kërkesën e FFK-së, si një partner i besueshëm i këtij institucioni, për organizimin e këtij programi, përmes të cilit u jepet mundësia të gjithë zyrtarëve të klubeve të Superligës (kategoria e meshkujve dhe kategoria e vajzave), të ndjekin nga afër programin 9 mujor, i cili do t’i ndihmojë ata në përmirësimin e menaxhimit të klubeve.

Faza e parë e këtij programi është zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit të muajit gusht në hotel ‘Emerald’, derisa do të vazhdojë me fazën e dytë më 13 e 14 dhjetor me seminarin online si dhe më pas më fazën e tretë më 17 e 18 prill.
Pjesë e këtij edicioni në Kosovë krahas përfaqësuesve të klubeve kosovare kanë qenë edhe 10 përfaqësues nga jashtë.

“’UEFA Certification Football Menagment’ është një kauzë e cila është e shtrirë në nëntë muaj dhe është një prezantim se si futbolli është duke u menaxhuar në Evropë dhe në botë. Është në bashkëpunim me Universitetin e Lozanës dhe një shkollë pasuniversitare për administrimin publik. Është ngjarje që organizohet disa herë në Evropë. E kemi këtë edicion që po organizohet në Kosovë, duke nisur nga tash deri në prillin e vitit të ardhshëm. Jemi 30 pjesëmarrës, 20 nga ta vijnë nga Kosova ndërkaq 10 nga jashtë. Qëllimi i kësaj ngjarje është sjellja e njohurive të futbollit në Kosovë por edhe krijimi i urave, krijimi i komunitetit të profesionistëve të futbollit, shpërndarja e përvojave dhe pikëpamjeve, konfrontimi i ideve. Për një shtet si Kosova,kjo është një mundësi shumë e mirë”, ka theksuar Antonie Fournier nga programi UEFA CFM.

Zyrtarja për zhvillim në FFK, Doruntina Fetahaj ka shpjeguar rëndësinë e këtij programi. ”Ne kemi bërë përpjekje për ta fituar organizimin e këtij programi që nga viti 2018. Arsyeja ka qenë se në momentin që një federata i jepet e drejta për organizimin e CFM-së në vendin e vet, atëherë i jepet e drejta t’i zgjedhë 20 pjesëmarrës. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme me marrë organizimin e këtij programi, pasi e dimë se klubet nuk i kanë mundësitë financiare për t’i dërguar stafet e tyre në programet ndërkombëtare, kështu që ne këtë program ua kemi sjellë në Kosovë. Klubet kanë pasur mundësinë t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre që e kanë njohur gjuhën angleze, pasi kjo ka qenë një prej kushteve kryesore për pjesëmarrje në program. Ne po besojmë dhe shpresojmë shumë se pas përfundimit të programit të gjithë pjesëmarrësit do të kenë sukses dhe do të arrijnë të përmirësojnë mënyrën e menaxhimit dhe organizimit të klubeve të tyre, do t’i rrisin përfitimet nga marketingu sepse një prej pjesëve kryesore të këtij programi është edhe marketingu në klube”, ka theksuar Fetahaj.

Të kënaqur me pjesëmarrjen në këtë program janë shprehur edhe përfaqësuesit e klubeve, të cilët nëpërmjet aktivitetit të këtij projekti do t’i thellojnë njohurit e tyre në strategjinë e futbollit dhe në marketing.

“Duke pasur parasysh se kjo është hera e parë që marrim pjesë në një event të tillë deri tash sa e kemi parë është një event gjigant, ku njerëz me shumë përvojë po na ligjërojnë dhe po na ndihmojnë për ta përmirësuar performancën. Vetë pjesëmarrja në një event të tillë ka vlerë të jashtëzakonshme, sepse po mësojmë gjëra shumë të rëndësishme si në strategji të futbollit ashtu edhe në çështje tjera. Po mësojmë gjëra të rëndësishme, po e zgjerojmë rrjetin tonë dhe ky program po ka ndikim shumë të mirë. Jemi shumë falënderues ndaj federatës që na e ka mundësuar të marrim pjesë në një event gjigant si ky”, ka theksuar Roland Ajeti, përfaqësues i SC Gjilani.

NGJARJE TË TJERA

spot_img