spot_img

FFK shënoi 7-vjetorin e anëtarësimit në FIFA

spot_img

Sot në kuadër të shënimit të 7-vjetorit të anëtarësimit në FIFA, Komiteti Ekzekutiv ka organizuar një koktej me administratën e FFK-së. Me këtë rast, presidenti Agim Ademi ka folur për rëndësinë e kësaj date dhe për ndryshimin rrënjësor që ka sjellë anëtarësimi në familjen e madhe të futbollit botëror në Kosovë, tek komuniteti i futbollit dhe jo vetëm.

“Sot, në këtë ditë të veçantë, duam t’u shprehim mirënjohje të gjithë protagonistëve që kanë kontribuar në rrugën tonë drejt anëtarësimit në FIFA, duke filluar nga periudha e kryetarit Agim Bytyqi, e për të vazhduar me periudhën e Rexhep Abdullahut, Sabri Hashanit dhe së fundmi të Fadil Vokrrit, ku bashkërisht e finalizuam objektivin e madh. Një falënderim të veçantë ia adresojmë parasegjithash futbollistëve të shumë gjeneratave, të cilët edhepse në kushte të vështira vazhduan të luajnë dhe ta promovojnë futbollin tonë, duke na e lehtësuar kësisoj anëtarësimin në familjen botërore të futbollit”, ka thënë kreu i FFK-së.

Ai tutje theksoi se secili që është pjesë e administratës së Federatës së Futbollit duhet ta konsiderojë këtë nder dhe privilegj të veçantë.

“Le të respektojmë futbollin dhe të kujdesemi për shtëpinë tonë të përbashkët, me punë e përkushtim. Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që kemi arritur të krijojmë një administratë të përbërë nga profesionistë, të cilët po e bëjnë një punë të shkëlqyeshme. Puna juaj është vlerësuar edhe nga zyrtarët e UEFA-së dhe FIFA-së. Jam krenar për punën që kemi bërë dhe që bashkërisht kemi fituar kredibilitet në këto dy institucione”, ka shtuar presidenti Ademi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img