Gazetari Fidan Jupolli pas disa vitesh pjesë e T7 është larguar nga ky televizion.
Njoftimin e ka dhënë vet ai përmes një video të realizuar në YouTube , ku ka bërë të ditur se nga shtatori do të jetë pjesë e televizionit ATV.
“Prej sot nuk jam pjesë e T7, kam vendos me ndërru televizion. Prej sot jam pjese e ATV-së, mundemi me pa ‘DPT te Fidani’ prej 5 shtatorit, nga e marta deri të premten në terminin e rregullt në 22:30”, ka thënë ai.
Fidani ka qenë pjesë e T7 prej themelimit të këtij televizioni dhe tash po largohet bashkë me emisionin e tij “DPT Te Fidani” pas 5 vitesh në këtë televizion.
Jupolli para se t’i bashkohej T7 ka qenë për disa vite në Rrokum TV.