Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka pezulluar nga të gjitha detyrat për tre vjet ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.
Gjatë pezullimit, ai nuk mund të kryejë asnjë funksion në organet kombëtare apo ndërkombëtare të futbollit, njoftojnë mediat spanjolle, përcjell lajmi.net.
Shkak i pezullimit është bërë skandali seksual në finalen e Botërorit për femra.
Kujtojmë se gjithçka ndodhi gjatë ceremonisë së medaljes së artë për femrat spanjolle, kur Rubiales puthi pa dëshirën e saj mesfushoren e kombëtares Jenni Hermoso.
Hermoso, përndryshe një legjendë e futbollit spanjoll, tha më vonë gjatë një transmetimi live në Instagram se nuk i pëlqente lëvizja e Rubiales.
Por presidenti nuk u ndal me kaq. Gjatë festës në dhomën e zhveshjes, ai përqafoi Hermoson dhe i tha: “Unë dhe ti do të martohemi në Ibiza”.
Hermoso ka bërë edhe një kallëzim zyrtar në prokurori ndaj Rubiales, i cili më pas dha dorëheqjen nga të gjitha postet./