Nuk do të ketë më lojë të futbollit të njohur si “FIFA”.
Kjo pasi kompania e lojërave elektronike “EA Sports” ka dështuar ta marrë licencën nga shtëpia më e madhe e futbollit.
Loja e re e kësaj kompanie do të prezantohet gjatë vitit 2023 e quajtur “EA Sports FC”.
EA e ka prodhuar lojën FIFA për gati 30 vjet, por tani Federatës Botërore të Futbollit i duhet ta gjejë një bashkëpunëtor përtej kompanisë së lojërave elektronike.
Shefi i EA Sports, Andrew Wilson, e ka falënderuar FIFA-n për bashkëpunimin shumëvjeçar.
“Ne jemi mirënjohës për partneritetin tonë shumëvjeçar të shkëlqyer me FIFA-n”.
“E ardhmja e futbollit global është shumë e ndritshme. Ne kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të vendosur ‘EA SPORTS FC’ në zemër të sportit dhe për të sjellë përvoja edhe më inovative dhe autentike për rritjen e audiencës në futboll”.