Ka filluar rikonstruimi i rrugës në Miradi të Epërme – Zona Industriale me gjatësi prej 2 km, projekt i cili do të ketë ndikim në zhvillimin dhe rritjen e bizneseve, në ngritjen e mirëqenies së gjithë qytetarëve duke krijuar një perspektivë të mirë për këtë lokalitet.
Nga një rrugë me gjerësi prej 5 m, projekti i ri do të ketë një shtrirje me gjerësi prej 12 m, ku në kuadër të saj përmban 7.5 m’ rrugë të asfaltuar, 2 m’ trotuar i kubëzuar, shirit gjelbërues me gjerësi prej 1,7 m’, kanalizimi atmosferik, kanalizim fekal si dhe ndriçim i rrugës.