spot_img

Filloi procesi mësimor në komunën e Fushë-Kosovës

spot_img

Në komunën e Fushë-Kosovës sot filloi procesi mësimor, në të gjitha shkollat fillore dhe shkollat e mesme, sipas rekomandimeve të MASH-it dhe sipas udhëzimeve të IKSHP-së. Paraprakisht është bërë dezinfektimi dhe pastrimi gjeneral i objekteve shkollore si dhe janë shënuar në dysheme të hyrjeve të shkollave dhe në brendi të lokaleve mësimore shenjat për mbajtjen e distancës në mes të nxënësve.

Angazhimi i Komunës, drejtorëve të shkollave, arsimtarëve, stafit mësimor, nxënësve dhe prindërve ishte në nivelin e duhur dhe në përputhje me rekomandimet e IKSHP-së. Ky angazhim mundësoi që dita e parë e mësimit të zhvillohet pa asnjë incident.

Po punojmë dhe shpresojmë që gjithçka do të shkoj mirë edhe ditëve në vijim, sipas planifikimeve që i kemi bërë, në mënyrë që nxënësit të ndihen mirë dhe të sigurt brenda hapësirave shkollore.
Urojmë të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe lusim që të gjithë të vazhdojnë me këtë përkushtim edhe ditëve në vijim.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img