spot_img

‘Bomberi’ i Kosovës po çmend Evropën – Barcelona dhe klubet angleze në garë për Asllanin!

spot_img

Gazetari i njohur gjerman Florian Plettenberg nga Sky Sport DE ka raportuar se Fisnik Asllani po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon në Bundesligë, duke shënuar golin e tij të pestë në fitoren 3:1 të Hoffenheimit ndaj Heidenheimit.

Sipas Plettenbergut, sulmuesi 23-vjeçar nga Kosova pritet të largohet nga Hoffenheimi në verë, për shkak të klauzolës së lirimit që ka në kontratë.

Ndër klubet e interesuara për ta transferuar atë është edhe FC Barcelona, ndërkohë që skuadra nga Anglia dhe disa ekipe të mëdha gjermane po e ndjekin nga afër zhvillimin e tij.

“Asllani është një sulmues premtues që pritet të bëjë hapin e madh në karrierë gjatë verës,” – shkruan Plettenberg në postimin e tij në platformën X.

Me këto paraqitje, Asllani po dëshmon se është një nga futbollistët më në formë të momentit në Gjermani, duke e bërë emrin e tij gjithnjë e më të përmendur në tregun e transferimeve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img