Kosova pati një vit jo të suksesshëm sa i përket rezultateve në kualifikimet për kampionatin evropian.
Kjo bërë që kritikët të shigjetojnë Federatën dhe me sulme edhe shumë të pabaza, sikur bënin thirrje tek futbollistët ta refuzojnë ftesën e saj. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndikoi tek talenti i madh Fisnik Asllani.
Ai i tha PO ftesës së presidentit Agim Ademi, dhe me shumë zemër zgjodhi Kosovën duke refuzuar edhe Gjermaninë. Madje në prezantimin e tij në ceremoninë e Laureatëve të Vitit, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se Asllani ka mundur ta zgjedh edhe Shqipërinë por ai vendosi për Kosovën dhe ka bërë zgjedhje shumë të mirë.
Gjithsesi, ajo që duhet thënë për të tjerët është se më arsye të refuzohet Kosova nuk ka, nëse dikur ka qenë arsye pasaporta, tash as kjo nuk vlen pasi pasaporta e Kosovës është e barabartë më të gjithë dhe nuk ka kufizime.
Pra Asllani duhet të jetë shembull për të tjerët dhe Kosovën ta bëjnë si zgjedhje zemre e assesi zgjedhje interesi.