Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshje për të zhvilluar dy meçe mesvete në vitin e ardhshëm.
Të gjithë po presin një meç mes dy boksierëve nga Britania e Madhe dhe kjo pritet të ndodhë së shpejti, sipas Eddie Hearn.
Promoteri Eddie Hearn ka thënë se Joshua dhe Fury kanë arritur marrëveshje për të zhvilluar dy meçe, pra do ekzistojë mundësia e rimeçit.
‘Daily Star’ shkruan se fitimet nga këto meçe për boksierët do jenë jashtëzakonisht të larta. Sipas këtij mediumi, Joshua dhe Fury pritet të fitojnë deri në 155 milionë euro nga të dy meçet.
Kujtojmë që Anthony Joshua gjatë këtij viti do përballet me Kubrat Pulev, kurse Tyson Fury do të përballet me Deontay Wilder për herë të tretë.